Tërmet me magnitudë 5.8 në Pakistan, rritet bilanci i viktimave

schedule11:42 - 25 Shtator, 2019

schedule 11:42 - 25 Shtator, 2019

Rritet bilanci i viktimave të tërmetit që goditi verilindjen e Pakistanit: të paktën 32 viktima dhe më shumë se 400 të plagosur sipas të dhënave zyrtare. Tërmeti me epiqendër në Punxhab, në kufi me Kashmirin u ndje në shumë zona të vendit.

Me dhjetëra banesa, dyqane dhe rrugë janë dëmtuar si dhe kullat e linjave telefonike dhe ato të energjisë elektrike. Operacionet e shpëtimit u vështirësuan dhe më shumë par shkak të reshjeve të dendura që përfshinë rajonin.

Kryeministri Imran Khan, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shprehu dhimbjen për viktimat dhe urdhëroi asistencë të menjëhershme për popullsinë në vështirësi./ABC News Albania 24/7