Tërmet me magnitudë 5.2 në brigjet e Portugalisë/ U ndje edhe në Marok dhe Spanjë

schedule08:53 - 26 Gusht, 2024

schedule 08:53 - 26 Gusht, 2024

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter goditi këtë të hënë zonën detare pranë Portugalisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej nëntë kilometrash nën sipërfaqen e detit.

Epiqendra e tërmetit, i cili u rregjistrua në orën 6:11 të mëngjesit, ishte 79 kilometra në jugperëndim të qytetit të Setubal, i cili ka një popullsi prej rreth 120,000 banorësh.

Tërmeti u ndje në një rreze prej 400 kilometrash dhe banorët e Marokut dhe Spanjës gjithashtu e ndjenë atë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!