Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter ka rënë në detin Mesdhe.
Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra, ndërkohë lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Greqi, Shqipëri, Kosovë dhe Itali.
Sipas orës lokale greke, tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 02:43.