Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

schedule11:19 - 3 Mars, 2021

schedule 11:19 - 3 Mars, 2021

Një tërmet i fuqishëm goditi pak më parë zonën e Larisas në Greqi. Lëkundjet e tërmetit ishin tepër të forta aq sa u ndjenë edhe në mjaft qytete të Shqipërisë, përfshi edhe Tiranën. Ato zgjatën për disa sekonda duke shkaktuar alarm tek banorët, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë shkaktuar apo jo dëme në zonën përrëth epiqendrës.

Autoritetet greke raportojnë se magnituda e tërmetit ishte 5.9 e shkallës Rihter, por thellësia e vogël, prej vetëm 10 kilometra bëri që të ndjehej në mjaft zona.

Sa i përket magnitudës ka raportime të tjera siç është ajo e Qendrës Mesdhetare për Studimin e Tërmeteve që thekson se bëhej fjalë për një magnitudë 6.2 të shkallës Rihter, megjithatë janë autoritetet lokale ato që kanë përparësi në këtë rast pasi kanë matësit më pranë epiqendrës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!