Tërmet i fuqishëm në Filipine, nuk raportohen viktima

schedule21:38 - 1 Gusht, 2020

schedule 21:38 - 1 Gusht, 2020

Ishulli i i Mindanaos, në jug të Filipineve, u godit sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,4 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti ka shkaktuar dëme në banesa, por deri tani nuk ka njoftime për viktima.

Ndërkohë agjencia e vullkanologjisë e Filipineve tha se dyshimet për një tsunam pas tërmetit rezultuan të pasakta.