Tërmet i fuqishëm në El Salvador

schedule08:12 - 29 Gusht, 2024

schedule 08:12 - 29 Gusht, 2024

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi brigjet e El Salvadorit të mërkurën mbrëma, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS), por deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme serioze.

Tërmeti ishte rreth 60 kilometra në jug-jugperëndim të qytetit të La Libertad, El Salvador, në një thellësi fokale prej 33.9 kilometra, sipas vlerësimit të parë të USGS.

Gazetarët dhe dëshmitarët okularë të Reuters raportuan se tërmeti u ndje në kryeqytetin San Salvador dhe në Guatemalën fqinje.

/abcnews.al