Tërmet i fortë mes Qipros dhe Turqisë, sa ishte magnituda

schedule10:55 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 10:55 - 4 Dhjetor, 2024

Një tërmet i fortë është rregjistruar mes Qipros dhe Turqisë. Lëkundjet sizmike fillimisht ishin matur nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare si 5.1 Rihter, por më vonë u rishikua në 4.6 Rihter.

Tërmeti ka ndodhur në orën 12:09 (me orën lokale), në brigjet e rrethit Gazipaşa të Antalias.

Tërmeti ka tronditur shumë zona të Turqisë si Mersin dhe qendrën e Antalias.

Gjithashtu, tërmeti është ndjerë në zonën e Gazipasës, si dhe në zonat Manavgat, Alanya, Kepez, Nikosia dhe Paphos./abcnews.al