Tërmet i fort shkund Greqinë, sa ishte magnituda

schedule08:15 - 27 Prill, 2022

schedule 08:15 - 27 Prill, 2022

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë në jugperëndim të Kythira pak pas orës pesë të mëngjesit sot.

Sipas Institutit Sizmologjik të Athinës magnituda  e tërmetit ishte 5.2 Rihter, ndërsa thellësia vlerësohet të ketë qenë 79 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 41 kilometra në jugperëndim të Kythira.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Kalamatë, Atikë edhe Kretë. Mediet greke shkruajnë se deri më tani nuk janë raportuar të lënduar, e as dëme materiale.

/abcbews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!