Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kaluar në zonën e Gjirokastrës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka patur një magnitudë 4.3 ballë. Lëkundjet janë regjistruar në orën 22 e 35 të mbrëmjes. Epiqendra e tij ka qenë 11 km në jug të Leskovikut dhe lëkundjet kanë patur një thellësi prej 35 km.
Fatmirësisht nuk raportohen dëme nga ky tërmet 4.3 ballësh, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në Greqi. /ABC news Albania 24/7
Tërmet 4.3 ballë në Jug, epiqendra në Leskovik
schedule11:52 - 26 Maj, 2019
schedule 11:52 - 26 Maj, 2019