Tërhoqi nga çanta anëtaren e Komisionit Zgjedhor, arrestohet 47-vjeçari në Shkup

schedule12:57 - 15 Korrik, 2020

schedule 12:57 - 15 Korrik, 2020

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut Toni Angellovski ka njoftuar se gjatë hapjes së qendrave të votimit deri tani është regjistruar një shkelje e rendit dhe qetësisë në Shkup.

Angellovski njoftoi se bëhet fjalë për një incident të ndodhur tek Shkolla Fillore “Petar Pop Arsov”, kur 47-vjeçari V.Sh. ka filluar një zënkë me përfaqësuesit e Këshillit zgjedhor, në një moment edhe ka tërhequr nga çanta anëtaren e këtij komisioni zgjedhor. Më pas, njoftohet se V.Sh. ka fotografuar me celular hapësirën.

Personi në fjalë është ndaluar nga policia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!