Jefferson Farfan i befasoi të gjithë ditën e shtunë. Lokomotiva e Moskës ka vendosur të ulë me 40% rrogat e lojtarëve dhe “veterani” peruan nuk u përmbajt aspak në një bisedë të bërë Guizasola, me të cilin ka luajtur në kombëtaren latine.
“Le të luajnë me gjithçka përveç parave të mia. Klubi më dërgoi një letër në rusisht, nga e cila nuk kuptoja asgjë. E grisa menjëherë, ata donin të talleshin me mua“, u shpreh sulmuesi, i cili ka bërë prapakthehu, duke theksuar se ka qenë duke bërë shaka. “Mes shumë batutave që bëmë, thashë që isha kundër uljens së rrogave nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë rënë dakord me gjithë lojtarët për një veprim të tillë.
Dua t’i sqaroj të gjithë që ishte pjesë e një shakaje, jam dakord për uljen e rrogave. Duhet të theksojmë solidaritetin tonë në momente të vështira, kështu që mbështes klubin tim më shumë se kurrë”, përfundon Jefferson Farfan. /abcnews.al