Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, Sali Berisha po spastron terrenin nga eksponentë të pabindur, duke thelluar ndarjen në PD. Disa deputetë janë tërhequr nga primaret, duke hequr dorë nga rikandidimi në zgjedhje.
Analisti Arben Meçe, në një intervistë për “Newsline”, deklaroi se primaret janë në proces pa të ardhme dhe figurat politike po largohen në mënyrë paqësore, në shenjë proteste ndaj Berishës.
Sipas tij, PD është një parti kryetari që funksionon vetëm për Berishën.
“Ata e kanë kuptuar që është e kotë për këtë proces demagogjik dhe po largohen me qetësi. E dinë që janë të përjashtuar por për bindjen e tyre nuk duan të prodhojnë konflikt në PD, pavarësisht se në këtë moment janë të qartë që Berisha i ka izoluar nga lista. Berisha do të bëjë një strukturë besnike të tijën, që nuk lidhet me fitoren, duke prodhuar një grupim besnik në luftën e mëtejshme që do të bëjë.”, u shpreh Meçe.
I pyetur se çfarë mund të sjellin këto lëvizje, ai tha se thjesht krijohen pakënaqësi.
“Do të ketë pakënaqësi por të gjithë e kanë kuptuar të prodhosh konfliktin me Berishën brenda partisë është e kotë kështu bëhet ky fenomeni i largimit paqësor. Primaret janë proces fals demagogjik. Çdo lëvizje e Berishës në thelb është demagogji. Mbulon një vendimmarrje që është autoritariste.“, shtoi Meçe.
Analisti shtoi se figurat kryesore të PD nuk e kanë ndryshuar veten, duke i cilësuar sjelljet e tyre si primitive.
“Kur shoh sulmet e Nokës rikthehen në 2015 dhe e shoh PD në atë format. Shkaku kryesor që PD humbi në 2015 ishte kjo frymë anarkike, e ‘tokës së xaxun’, e njeriut të fortë që kushdo që del kundër tij, janë të papranueshëm. Kanë një sens dhune shumë primitiv. Sheh Nokën e para 15 viteve që sulet. Këta çdo gjë kanë ndryshuar por veten s’e kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar vetëm demagogjinë dhe të ashtuquajturin veprim propagandistik që bëjnë tani. Janë tmerrësisht primitiv. Ju mungon vetëm Basha.“, u shpreh Meçe./abcnews.al