Tërheqja e SHBA-së, digjet në parlamentin iranian flamuri amerikan

schedule18:45 - 9 Maj, 2018

schedule 18:45 - 9 Maj, 2018

Përshkallëzohen tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas vendimit të presidentit Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja për programin bërthamor të Teheranit. Deputetët iraninanë kanë djegur flamurin amerikan në sallën e parlamentit.

Irani vijon reagimet ndaj vendimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, për të tërhequr Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja për programin bërthamor të Teheranit të nënshkruar në vitin 2015.

Deputetët iranianë kanë djegur në sallën e parlamentit flamurin amerikan si dhe kanë hedhur parulla si “Vdekje për Amerikën”. Kryetari i parlamentit, Ali Larijani, u shpreh se përgjegjësia për ruajtjen e marrëveshjes tashmë i përket Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera që janë ende pjesë e kësaj marrëveshjeje. Larijani theksoi se aktualisht vendi i tij nuk ka më asnjë lloj detyrimi për të respektuar marrëveshjen.

Dhe reagimi i liderit suprem iranian, Ali Kamenei, ka qenë i ashpër, ai u shpreh se Trump kupton vetëm gjuhën e forcës dhe se gabuar shumë rëndë me vendimin e marrë për t’u tërhequr nga marrëveshja. Mbrëmjen e së martës kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se do të rikthejë në fuqi sanksionet ekonomike ndaj Iranit, duke e cilësuar marrëveshjen si të njëashme. Sipas marrëveshjes së vitit 2015, shtetet nënshkruese vendosën  të hiqnin sanksionet ndaj Iranit, dhe Teherani ndaloi programin bërthamor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!