Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës ka komentuar largimin e trupave rusë nga Kherson-i.
Sipas tij, vendimi për t’u larguar nga Kherson-i ka bërë që Rusia të vendoset në qendër të kritikave. Po ashtu, ai u shpreh se kjo lëvizje mund të çojë në humbje serioze të besimit te Putini dhe për pasojë mund edhe të destabilizojë vendin.
Si një figurë me një besnikëri të dukshme ndaj Ukrainës, komentet e Gerashenko-s duhet të trajtohen me njëfarë kujdesi, por megjithatë mbeten interesante, shkruan Sky News. /abcnews.al/