Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërheqja e PS për gjininë e tretë/ Roland Lami: BE kërkon qëndrim të unifikuar për gjininë

schedule22:22 - 20 Tetor, 2025

schedule 22:22 - 20 Tetor, 2025

Në Shqipëri nuk do të njihet gjini tjetër, përveç burrë dhe grua!  Në një intervistë në emisionin “Zëri i Shqiptarëve”, në ABC News, analisti Roland Lami tha se BE ka kërkuar qëndrim të unifikuar për gjininë.

Gjatë intervistës, nënvizoi se nuk është në prioritetin e problemeve që kemi në vend, por shumica e BE e kërkojnë. Tërheqja nga ana e PS sipas tij është për faktin elektoral që e bën kryeministrin Edi Rama apo kushdo qoftë në një pozitë të vështirë, që mund të sjellë kosto.

Pyetje: Mendoni se ky propozim që bëri maxhoranca, tërheqja ndodhi për shkak të arsyeve gjeopolitike apo se ndoshta shoqëria shqiptare nuk është ende gati?

Lami: “Çështja që duket e thjeshtë është komplekse pasi ka shumë shtresa brenda. Po ta analizojmë me syzet e një sociologu të familjes, janë dy linja kryesore që shtrohet diskutimi. Nga pikëpamja e sistemit të vlerave shoqëritë në përgjithësi janë maxhoritare, që besojnë në vlerat e familjes. Nga pikëpamja e interesit politik, që është mbi bazën e vlerave dhe normave, ndërtohet ekstremi i majtë dhe i djathtë që rreshtohen sipas kalkulimeve politike. PS nuk është e fituar politikisht për ta kaluar atë pr/ligj. Dhe ne meqë duam të aspirojnë në vendet europiane pavarësisht se nuk e kemi traditën, mendësinë, por shumica e vendeve të BE e kërkojnë, ushtrojnë presion që ti të kesh një qëndrim të unifikuar me ta. Pra, në njërin krah ka qenë presioni i BE, dhe në krahun tjetër është fakti elektoral që e bën Ramën apo kushdo qoftë në një pozitë të vështirë, që mund të sjellë kosto.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!