Tërheqja e kandidatëve të PD, Shehi: Paaftësi, ka ende kohë për një bashkim të pjesshëm

schedule18:50 - 29 Mars, 2023

schedule 18:50 - 29 Mars, 2023

Kryetari i partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi i ftuar në studion e “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, ndër të tjera foli edhe për tërheqjen e disa prej kandidatëve të PD zyrtare nga gara për zgjedhjet e “14 Majit”.

Shehi u shpreh se kjo tregon një paaftësi të një grupi politik, por sipas tij këto janë gjëra që ndodhin dhe nuk është fundi i botës.

Ai tha se kandidatët e PD zyrtare duhet të marrin pjesë në garë në zonat ku ata shohin se kanë vërtetë shanse për te fituar. Më pas Shehi theksoi se deri në ditën e zgjedhjeve ka ende kohë për të rregulluar gjëra, me kandidatë që mund të largohen dhe t’i lënë vendin atyre që janë më pretendentë.

Në këtë situatë nuk ka asnjë dramë të madhe. Mos ta marrin sikur është fundi i botës politikë. Ky është rezultat i paaftësisë. Justifikimi i këtyre është se nuk kemi pas vulën, pse vula e bën një parti, jo, janë njerëzit.

Diku diku disa e shikojnë që nuk kanë shanse për të fituar dhe për mua janë gjëra që ndodhin.

Unë do të thoja që aty ku kanë shanse për të fituar, lë të futen, sepse të gjithë kanë të drejtë. Atje ku e shohin të pamundur, më mirë të largohen.

Sugjerimi im është nga tani deri në zgjedhje, mund të rregullohet, mund të largohen, mund të bashkohen, për një rezultat sa më të mirë.

Sugjerim nga ana ime, kjo gjuhë politike mes palëve të PD është jo e nevojshme” u shpreh ai.

Kreu i LZHK-së tha se bashkimi më së shumti  duhet bërë në bashkitë e madhe të vendit nëse opozita kërkon që të fitojë këto zgjedhje, por shton se ky bashkim nuk mund bëhet nëse palët flasin me këtë gjuhën ndaj njëra-tjetrës.

Sipas mendimit tim, duke filluar nga Tirana mund të gjendet një shteg për të dalë me një kandidat. Por nuk mund të dilet nëse mes palëve ka një gjuhë të tillë.

E njëjta gjë mund të ndodhi dhe duhet në bashkitë e mëdha. Sepse në bashki të vogla shpesh herë fiton edhe personazhi.

Them që ka kohë akoma për të marrë vendimi sa i përket mazhoritarit, sa i përket proporcionalit gjithësekush duhet të tentojë me mundësitë e veta” përfundoi ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!