Eksperti i gjeopolitikës, Agim Krasniqi thotë se atentati ndaj Donald Trump, mund të ketë ndikuar në tërheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Krasniqi u shpreh se tërheqja e Biden, tregon se demokratët amerikanë nuk kanë të bëjnë me atentatin.
“Filimisht, duhet analizuar gjendja aktuale, rrethanat aktuale, ku dorëheqja e zotit Biden nga kandidatura, mund të jetë rezultat i këtij atentati, apo përpjekje për ta eleminuar. Vetë fakti që dha një rezultat të dëmshëm për demokratët, konkretiksht për Biden, lë për të kuptuar, që nuk mund të vijë nga shtresat e pushtetit aktual. Politika e zotit Trump ka një konsistencë, që kur u zgjodh president herën e parë, ai i kishte shpallur luftë, këtyre strukturave të deep state, apo politikave neoliberale, kapitaliste që përfaqësohen nga kompanitë e mëdhaekonomike dhe financiare. Në fushatën e parë, presidencën e parë zoti Trump kishte deklaruar që do ia kthente Amerikën amerikanëve. Në këtë fushatë, Trump nuk e përdori atë doktrinë trampiste”, theksoi ai./abcnews.al