Tërheqja e anijes nga Turqia, Athina: Ankaraja duhet të bëjë veprime të tjera të prekshme

schedule21:50 - 21 Shtator, 2020

schedule 21:50 - 21 Shtator, 2020

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u shpreh pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së se largimi i anijes “Oruc Reis” është pozitiv si hap i parë për uljen e tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë për detin.

Ajo që na shqetëson kryesisht është çështja e marrëdhënieve Greko-Turke. Çështja u diskutua, Këshilli pranoi që largimi i Oruc Reis është një shembull pozitiv, por një shembull i parë. Turqia duhet të bëjë veprime të tjera të prekshme të respektit për të drejtën ndërkombëtare.

Çështja do të diskutohet përsëri në Këshillin e Kryetarëve (të Shteteve dhe Qeverive), në mënyrë që të mund të arrijmë më në fund në udhëzime për marrëdhëniet Euro-Turke. Shpresojmë që deri atëherë Turqia të ketë dhënë shenja të prekshme të respektit për të drejtën ndërkombëtare” tha ai.

Tensionet turko-greke janë ulur me tërheqjen e anijes “Oruc Reis”, por situata është e ngrirë, pasi palët ende nuk janë ulur në dialog./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!