Tërësisht bosh, koronavirusi “shkreton” vendin më të shenjtë të Islamit

schedule19:47 - 5 Mars, 2020

schedule 19:47 - 5 Mars, 2020

Sheshi qendror rreth Qabesë së Xhamisë së Madhe të Mekës ishte tërësisht i mbyllur të enjten.

Sheshi është boshatisur për të për t’u dezinfektuar zona në mënyrë që të ngadalësohet sa më shumë përhapja e koronavirusit. Fotot e shpërndara në rrjet tregojnë zonën rreth Qabesë, vendi më i shenjtë për islamin, të shkretuar plotësisht.

Të vetmit të pranishëm në shesh ishin punonjësit që po merreshin me pastrimin.

Masat e reja vijnë pasi Arabia Saudite njoftoi se do të ndalojë qytetarët nga pelegrinazhi në këtë vend. Më herët u ndalua edhe hyrja e të huajve në vend si masë për të ndaluar përhapjen e virusit.

Sheshi i xhamisë është zakonisht “i mbipopulluar” gjatë pelegrinazhit të Haxhit, që këtë vit i bie në mes të korrikut dhe gushtit. Por, gjithsesi në asnjë kohë të vitit sheshi nuk është asnjëherë kaq bosh sa në pamjet e publikuara. /abcnews.al/