Tërbufi i gjithi nën ujë

schedule14:15 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 14:15 - 3 Dhjetor, 2017

Një nga sipërfaqet më të mëdha të përmbytura është ajo e Tërbufit në Lushnje. Nuk ka patur dëme në njerëz apo bagëti, por të mbjellat e fshatarve janë shkatërruar.

Uji ka rrethuar çdo parcelë. Pronarët e tokave janë dorëzuar. Nuk kanë asnjë mundësi për largimin e tij. Ata presin ditët kur të largohet vetë nëpër kanalet, të cilët aktualisht janë të bllokuara.

Në zona të veçanta uji në parcela ka arritur nivelin e 40 cm. Situata nisi prej tre ditësh por prurjet e natës bënë që niveli të rritet në Tërbuf.

Kjo zonë përmbytet pothuajse çdo vit, por këtë herë ato janë më të mëdha pasi uji ka hyrë edhe në sipërfaqje të cilat nuk janë prekur më parë./abcnews.al

https://youtu.be/q4-cAXPj-mk

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!