Tifozja kroate Ivana Knoll, e cila u bë e njohur falë Botërorit 2022, vazhdon të tërheqë vëmendjen e botës së futbollit. Pas Kupës së Botës, ajo filloi të jepte rregullisht intervista për mediat sportive, më pas ajo pranoi se ishte një fanse e Cristiano Ronaldos dhe javën e kaluar tregoi se cilin klub mbështet, shkruan abcnews.al.
Doli se kroatja simpatike mbështet Arsenalin. Ivanna shkoi në “Emirates” në ndeshjen kundër Manchester City (1-3) duke pozuar me uniformën e klubit lodinez.
Vajza ka postuar në rrjetin social një postim me foton e saj me bluzën e Arsenalit dhe mbishkrimin: “Faleminderit, Arsenal. Jam shumë e lumtur që jam këtu sonte”. /G.D abcnews.al/