Ramazan Ndreu nuk është përmbajtur pas humbjes me Vllazninë. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Marrja e golit në fund të dhemb pak. Arbitri nuk na dha një penallti të pastër. Nuk e di si ka mundësi të mos e japë atë penallti. As në Shkodër nuk e dha. Gjithsesi nuk ia vlen pas ndeshjes. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm arbitrat sepse penalizojnë skuadrat.
Pësuam gol në fund në moment shthurjeje dhe pësuam. Ky është futbolli. Nuk e kuptova atë tërbimin e Vllazninë te goli. Dy tre lojtarë erdhën duke na provokuar te goli. Jam i mërzitur për menaxhimin e këtij fundi kampionati në tërësi.
Jemi e vetmja skuadër që nuk na kanë dhënë penallti. Si mund të mos e japësh atë penallti? Edhe në Shkodër ka qenë i njëjti rast dhe nuk na e kanë dhënë. Çfarë do gjyqtari? Boks? Më jep atë që më takon, nuk dua gjë tjetër. E deklaroj publikisht se nëse me hahet haku në Ballsh unë lë ndeshjen, pa asnjë diskutim, në mes të ndeshjes.
Te goli lojtarët e Vllaznisë ishin tërësisht të eksituar, nuk e kuptoj dot. Lëshimet? Unë nuk kam Facebook, po këto janë fjalë Facebook-u. Skuadër më agresive dhe të dhunshme se Vllaznia me hu-hu, nuk kam parë asnjëherë. Kampionati vazhdon. Vllaznia kampion? Do dali, do dali vitin tjetër”, u shpreh Ndreu pas ndeshjes. /abcnews.al

