Tërbohet moti, stuhia godet Shqipërinë, zonat që rrezikohen (Harta-LIVE)

schedule13:48 - 18 Korrik, 2021

schedule 13:48 - 18 Korrik, 2021

Reshjet e shiut që nisën pas mesnate do të vijojnë mbi territorin shqiptar përgjatë gjithë ditës, në mbrëmje, por edhe nesër e pasnesër në një pjesë të vendit. Moti i keq do të shoqërohet me stuhi, vetëtima, breshër dhe erë të fortë.

Abcnews.al sjell hartën me atë që pritet që të ndodhë mbi vendin tonë por edhe në rajon hap pas hapi në cdo orë, ku pritet që të godasë dhe sa pritet që të zgjasë stuhia.

Më problematike paraqitet situata nga ora 13:00 deri në 19:00 të mbrëmjes. Ndryshe nga Jugu, vija bregdetare nga Velipoja në Durrës sot u braktis nga turistët si pasojë e motit shumë të keq, stuhisë dhe dallgëve.

Lexo edhe: “Liqeni i ftohtë” boshatis plazhin në Durrës

Ballkani po goditet nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë. Pas të martës kur stuhia pritet që të zbresë në Jug drejt Greqisë mbi vendin tonë pritet që të rikthehen temperaturat normale të korrikut.

/ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!