Një infermiere ruse që shërben në spitalin Covid, ku trajtohen të prekurit me kornavirus ka bërë xhiron e mediave sociale.
Infermierja është fotografuar në pavionin ku ishin vetëm meshkuj duke shërbyer me bikini, ndërsa mbante veshur edhe një veshje mbrojtëse ndaj virusit.
Infermierja nga rajoni i Tulës në jug të Moskës fitoi famë të menjëhershme në internet. Gazeta Rossiiskaya, e drejtuar nga qeveria raportoi se infermierja punon në zonën e kuqe të spitalit për pacientët me koronavirus.
“Burrat në repart nuk kishin asgjë kundër veshjes së infermieres,” njoftoi faqja e internetit Newstula.ru, duke cituar një person që ndau foton.
Sidoqoftë, departamenti i shëndetit në rajonin Tula “ndërmori veprime disiplinore në formën e një qortimi” kundër infermierit “për shkeljen e kodit të veshjes”.
/abcnews.al