Manchester United refuzohet nga dy sulmues anësor. Douglas Costa nuk ka pranuar të largohet nga bardhezinjtë, edhe pse trajneri Andrea Pirlo nuk e konsideron në planet e tij brazilianin.
Klubi e kishte vendosur atë në merkato dhe sipas “Calciomercato.com” në drejtim të Juventusit ka shkuar një ofertë nga Manchester United për shërbimet e lojtarit. Megjithatë Costa e ka refuzuar kalimin në “Old Trafford”, duke këmbëngulur të qëndrojë në Torino.
30-vjeçari kërkon të bindë teknikun italian dhe të fitojë një vend titullari në formacionin e Pirlos, edhe pse kundër Sampdoria dhe Roma është futur si zëvendësues në lojë.
Confirmed. Ousmane Démbélé always said ‘no’ to any loan or permanent bid on this summer, also to Manchester United two weeks ago.
Now #MUFC are pushing to convince Ousmane and talking with Barça offering a loan [and Barça were asking for permanent deal]. ? #FCB https://t.co/BEngWMtvfu— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 1, 2020
Veç Douglas Costa, United ka marrë një jo edhe nga Ousmane Dembele. Anglezët ditën e djeshme nisën bisedimet me Barcelonën dhe tentuan ta huazonin kampionin e botës. Gjithsesi ai nuk ka pranuar dhe do të mbetet pjesë e katalanasve./abcnews.al