Tërbohen në Kinë, mediat sulmojnë Marcello Lippin

schedule16:58 - 1 Nëntor, 2019

schedule 16:58 - 1 Nëntor, 2019

Marcello Lippi, ish-trajneri i kombëtares italiane të futbollit dhe aktualisht në drejtim të Kinçs, është akuzuar nga mediat se nuk po bën aspak punën e tij edhe pse paguhet 23 milionë euro në vit.

Kohë të vështira në Kinë për Fabio Kannavaro dhe Marcello Lippi. Guangzhou Evergrande ka dërguar të parin në një kurs të detyruar kulture, duke ia besuar ekipin kapitenit të skuadrës dhe duke hapur dyert e një përjashtimi të pritshëm.

Ndërsa ish-trajneri i kombëtares italiane akuzohet nga mediat kineze se nuk po bën punën e tij dhe se qëndron pjesën më të madhe të kohës në Itali, pavarësisht se paguhet 23 milionë euro në vit. Në qendër të akuzave është vendimi i Lippit, trajner i kombëtares, që të mos drejtojë ekipin në kampionatet në Azinë Lindore që do të luhen muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut.

Federata Kineze e Futbollit deklaroi se në vendin e tij në stol do të jetë ish-mesfushori i Everton, Li Tie, ndërsa trajneri 71-vjeçar do të jetë në Itali. Reagimi i mediave kineze ka qenë shumë i ashpër, sidomos  Oriental Sports Daily, që shkruan se Lipi po lë pas dore detyrimet e tij, në momentin që detyra e tij është trajnimi i kombëtares së futbollit.

Media kineze e akuzon se nuk ka aspak interes për zhvillimin afatgjatë të futbollit kinez. Lipi do të kthehet në Itali për Krishtlindje pas ndeshjes me Sirinë në mes të muajit nëntor: “një pushim – shkruan Tencent Sports – që mund të zgjasë katër muaj”. /ABC NEWS ALBANIA 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!