Tërbimi pas eliminimit, Stefano Pioli: Nuk ndodh më, Solskjaer unë e urova

schedule19:40 - 19 Mars, 2021

schedule 19:40 - 19 Mars, 2021

Stefano Pioli është një tip i qetë, por humbja dhe eliminimi dëshpërojnë këdo. Një episod i pakëndshëm ka ndodhur në fundin e ndeshjes Milan-Manchester United.

Skuadra angleze fitoi 0-1 në “San Siro” falë golit të Paul Pogba dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Europa League. “Jeni ekip i mirë”, u shpreh Ole Gunnar Solskjaer në lidhje me kuqezinjtë.

Ndërkohë, Pioli, i cili ishte dukshëm i mërzitur dhe i zhgënjyer, reagoi ashpër ndaj Mckenna, ndihmësit të trajnerit të Manchester United.

“Çfarë lesh ekip i mirë, o gomar. Ekip i mirë është motra jote”, u shpreh trajneri i skuadrës italiane. Në shumë media u shkrua se Pioli i kishte ato fjalë për teknikun norvegjez.

Vetë trajneri i Milanit ka sqaruar gjithçka dhe ka kërkuar falje për ato që kishte thënë në nerva e sipër: Më vjen keq për reagimin që pata, nuk do të ndodhë më. Unë e urova Solskjaer, isha i zemëruar me ndihmësin e tij”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!