Cristiano Ronaldo u bë çështje te Juventusi pas zëvendësimit të Milanit, por portugezi u pendua bardhezinjtë vendosën të mos e gjobisin. Klubit italian i intereson të sheshohet gjithçka dhe pasi sulmuesi të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren, pritet të sqarohet e gjithë situata.
Ish-mbrojtësi i Juventusit, Alessio Tacchinardi, ka komentuar në një intervistë për Gazzetta dello Sport, atë që ndodhi me portugezin: “Ronaldo nuk bëri një gjest të mirë. Edhe nëse e adhurojmë të gjithë, duhet ta themi se gaboi”, shprehet fillimisht Taxchinardi.
Më tej ai shton: “Nëse zemërohesh tregon që je i lidhur me atë fanellë, nëse largohesh para përfundimit je në krahun e gabuar. Mendoj se ky zëvendësim ishte i mirë edhe për Ronaldon. Do ta simulojë edhe më shumë atë. Në takimin që do të bëhet, duhen vënë pikat mbi ‘i’. Respekti nuk mund të tejkalohet”. /abcnews.al