Terapisti shpjegon se si ta mbroni lidhjen nga tradhtia: Gabimet më të shpeshta që bëjnë çiftet

schedule18:24 - 22 Shtator, 2022

schedule 18:24 - 22 Shtator, 2022

Kur dashurohemi dhe nisim një lidhje, nuk mendojmë për gjëra negative. Shumica prej nesh e ka në kokë që shprehja e njohur “për gjithë jetën” do të realizohet. Megjithatë, pothuajse 70% e femrave dhe 75% e meshkujve kanë pranuar se kanë qenë të pabesë në një moment të jetës së tyre, shkruan The List.

Por a mund ta parandalojmë tradhtinë? Sipas psikologëve, marrëdhëniet që u kushtohet kujdes dhe vëmëndje kanë më pak gjasa të përfundojnë për shkak të tradhtisë. “Marrëdhëniet janë si organizmat e gjallë, nëse i ushqeni, ato përparojnë dhe forcohen. Nëse i injoroni, ata “vdesin””, thotë Talal Alsaleem.

Neglizhimi i lidhjes është një ndër shkaqet kryesore të tradhtisë. Çfarë mund të bëjmë për të parandaluar tradhtinë?

Pjekuria në marrëdhënie

Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve është një aftësi. Sa më shumë të zhvillohet kjo aftësi, aq më shumë zhvillohet pjekuria e marrëdhënies. Në përgjithësi, sa më i pjekur të jetë një çift në marrëdhënien e tyre, aq më pak ka gjasa që ata të tradhtojnë. Shikoni marrëdhënien tuaj aktuale si një mundësi për të praktikuar aftësitë e marrëdhënieve të shëndetshme, pa projektuar dramë nga marrëdhëniet e kaluara te personi tjetër.

Përballuni me dallimet dhe pranojini ato

Të kundërtat tërhiqen? Sipas Dr. Talal Alsalim, dallimet mund të forcojnë disi përputhshmërinë. Ndarja e perspektivave tona unike me partnerin dhe nevoja për të provuar gjëra të reja mund të ndihmojë marrëdhëniet romantike. Megjithatë, dallimet e mëdha në vlerat personale, shpirtërore, intelekt dhe bindjet politike mund të sinjalizojnë papajtueshmëri, një faktor i zakonshëm në pabesi.

Papajtueshmëria shpesh mund të kapërcehet duke diskutuar me qetësi dhe respekt për dallimet. Punoni për të kuptuar dhe pranuar pozicionet e njëri-tjetrit.

Lejoni ndryshime në marrëdhënie

“Ti ke ndryshuar” është një frazë që shpesh i hidhet partnerit si ofendim. Megjithatë, eksperti thotë se njerëzit dhe nevojat e tyre nuk janë statike në një marrëdhënie. Prandaj, ne duhet të jemi në gjendje t’i përshtatemi ndryshimeve në mënyrë që të shmangim deficitet që shkaktojnë tradhti. /abcnews.al