Barcelona vuajti në transfertën çeke kundër Slavia Prague. Një gol i Messit dhe një autogol i Olayinka i dhuruan fitoren kampionëve të Spanjës. Loja nuk ishte pozitive, çekët rrezikuan shumë dhe Barcelona është me fat që ka një portier si Marc-Andre Ter Stegen.
27-vjeçari, i cili kreu disa pritje të bukura, ka reaguar fort pas kësaj ndeshje. Ter Stegen i falet fatit dhe tenton të shkundë shokët e skuadrës. “Gardiani” tregon mënyrën se si ndodh kjo dhe çfarë duhet të bëjnë lojtarët.
“Nuk luajtëm në nivelin tonë, por për fat ia dolëm të fitojmë. Tre pikët janë gjëja më e rëndësishme. Mendoj se kemi nevojë për të diskutuar disa gjëra me njëri-tjetrin. Nuk mund ta them dot publikisht se për çfarë, do të bisedohet brenda skuadrës mes atyre që ishin në fushë kundër Slavias”, përfundon portieri gjerman i Barcelonës. /abcnews.al