Mbrojtësi i Kukësit, Aldo Teqja, ka folur për Supersport para ndeshjes ndaj Tiranës, që do të luhet në Air Albania. Kjo sfidë, vë përballë dy ekipet e kreut dhe Teqja parashikon një takim delikat dhe të vështirë.
“Jemi 2 prej skuadrave më në formë të Superiore dhe është e sigurt që do të jetë një ndeshje shumë e bukur, me ritëm dhe futboll spektakolar, që do t’u pëlqejë edhe tifozëve. Do të fitojë skuadra që do të gabojë më pak dhe ndonëse ne kemi fituar dy përballjet me Tiranën, kjo nuk do të thotë asgjë për takimin e të premtes”, deklaroi Teqja.
Të them të drejtën u bënë tre sezone që jam larguara nga Tirana dhe normalisht që doza emocionale ka rënë disi. Për më tepër, unë nuk kam një marrëdhënie shumë të mirë me golin dhe nuk mund të jap fjalën që nuk do festoj, nëse shënoj në një stadium si ‘Air Albania’, para tifozerisë aty.
Fillimisht shpresoj të shënoj, pasi vendimin për të festuar apo jo, do ta marr në ato momente. Ecuria është shumë pozitive, pasi humbjen e fundit e kemi kundër Laçit në transfertë, edhe atë me polemika, pra rreth 10 javë pa humbje.
Më vjen mirë që po përligj edhe besimin e klubit, që më ka dhënë një rol të rëndësishëm. Me Obanor jemi përshtatur mirë dhe deri tani jemi mbrojtja më e mirë e kampionatit. Kam fituar 5 trofe në karrierën time dhe i vetmi që më mungon është titulli kampion. Dua ta fitoj patjetër edhe titullin kampion”, përfundoi Teqja./abcnews.al