Teqja: Ja çfarë më tha arbitri te penalltia, Gjici të tregojë fuqinë

schedule15:57 - 10 Nëntor, 2019

schedule 15:57 - 10 Nëntor, 2019

Olsi Teqja ndihet shumë keq pas humbjes me Laçin. Mbrojtësi i Kukësit ishte pjesë e episodit që shkaktoi penalltinë e vendasve. Teqja nuk e preku topin me dorë dhe nuk e fsheh irritimin në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Lojtari zbulon bisedën e bërë me kryesorin Hamiti dhe tregon se kush e akordoi penalltinë.

HUMBJA – “Ne e dinim që ishte një transfertë delikate. Laci është ekip i vështirë në fushën e tij. Forma e mirë e Nwabuezes na bëri të mendonim më tepër për markimin e tij”.

RASTI – “Jam shumë i mërzitur, e mbajta veten nga eksperienca. Hamiti më tha se do të më kërkojë falje pasi të shohë pamjet dhe i thashë se ti do më kërkosh falje. Penalltinë e dha Klajdi Kola dhe kjo më irritoi shumë”.

EPISODET – “Nuk është hera e parë, edhe në Durrës u ndëshkuam. Kundër Laçit nuk na u dha në Shkodër, kemi edhe një penallti në Ballsh. Tani u bënë katër raste. Jemi të mërzitur. Nuk ishim brilant, por vetëm nga këto lloj episodesh mund të humbnim. Ishim të bindur për një barazim, por edhe mund të fitonim me një kundërsulm. Mos të harrojmë edhe mungesat”.

THIRRJA – “Duhet të jem i kujdesshëm me deklaratat, pasi mora një dënim nga Disiplina. Nuk mund të flas asgjë për arbitrat. I bëj thirrje presidentit, ai është shumë i fuqishëm, duhet ta tregojë fuqinë e tij me ne. Janë disa episode që na kanë hequr pikë. Duam vetëm drejtësi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!