Qeveritë e Bashkimit Evropian po intensifikojnë presionin ndaj Pfizer dhe prodhuesve të tjerë të vaksinave COVID-19 për të rinegociuar kontratat, duke paralajmëruar se miliona doza që nuk nevojiten më mund të shkojnë dëm, sipas zyrtarëve të BE-së dhe një dokumenti.
Gjatë fazës më akute të pandemisë, Komisioni Evropian dhe qeveritë e BE-së ranë dakord të blinin vëllime të mëdha vaksinash, kryesisht nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech, mes frikës për furnizime të pamjaftueshme.
Por tashmë që pandemia në Evropë është në kontroll dhe ritmi vaksinimeve është ngadalësuar ndjeshëm, shumë vende po kërkojnë rregullime të kontratave për të reduktuar furnizimet dhe rrjedhimisht për të ulur shpenzimet e tyre për vaksinat.
Çështja po diskutohet në një takim të ministrave të shëndetësisë të BE-së në Luksemburg, u tha gazetarëve ministrja franceze Brigitte Bourgignon.
Polonia, e cila është vendi kryesor në këtë përpjekje për të rishikuar kontratat, ka më shumë se 30 milionë vaksina COVID-19 në magazinë dhe do të duhet të blejë 70 milionë të tjera sipas marrëveshjeve ekzistuese, duke kërkuar ndryshime për të shmangur mbetjet e tepërta./ abcnews.al