Tepelenë, aksion antidrogë për të goditur grupin kriminal

schedule10:35 - 12 September, 2019

schedule10:35 - 12 September, 2019

Shtatë persona janë ndaluar në një operacion të zhvilluar nga forcat operacionale të Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Gjirokastrës. Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që merret me prodhimin dhe trafikun e drogës.

Forcat operacionale nga Tirana dhe policia e Gjirokastrës zbarkuan në terren për të kryer një operacion antidrogë. Kontrolle u ushtruan në të gjithë qarkun, përkatësisht në Tepelenë, Memaliaj dhe Lazarat.

Aksioni nisi për një ngjarje të pazbardhur e që lidhet me trafikun e drogës. Për këtë çështje janë në gjykim disa persona ndërsa 7 vetë u ndaluan në banesat e tyre.

ABC News ka mësuar emrat e 4 prej tyre të cilët janë Edi Ballia, Arber Brahimi, Shpëtim Brahimi dhe Agron Manka. Të gjithë dyshohet se janë pjesëtarë të një grupi kriminal që merret me prodhimin dhe trafikun e drogës. Të ndaluarit mbaheshin prej kohësh nën vëzhgim nga policia.

Ndërsa në Lazarat në një aksion blic të policisë u zbuluan disa rrënjë kanabisi në banesën e Shkëlqime Rabaj dhe Bejeme Totos. Dy gratë, njëra prej të cilave e moshuar janë shoqëruar në policinë e Gjirokastrës./ABC News Albania 24/7