Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tentuan të kalojnë 36 sirianë drejt Kosovës, arrestohen dy të rinj nga Tirana

schedule15:29 - 4 Tetor, 2020

schedule 15:29 - 4 Tetor, 2020

Dy persona nga Tirana janë vënë në pranga pasi tentuan të kalojnë drejt Kosovës  36 shtetas sirianë, kundrejt fitimit. Njoftohet se të arrestuarit janë 33-vjeçari E. P. dhe 22-vjeçari M. D., të dy banues në Tiranë.

Dy të rinjtë u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin fugon tip “Sprinter”, me të cilin po transportonin sirianët.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. s.b/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!