Gjykata e posaçme ka dënuar me 3 vite burg Gentian Goskovën të njohur ndryshe si Reqi I Korçës që akuzohet nga spak se tentoi të manipulojë dëshminë e Luftar Reçit, që zbardhi vrasjet e Vajdin Lamës e Klodian Saliut. Për shkak se procesi ndaj Goskovës është zhvilluar me gjykim të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimit dhe pritet të vuajë 2 vite heqje lirie.
Ndërsa për Ervis Kosovën, spak kërkoi 3 vite e 6 muaj heqje lire dhe në fund gjykata vendosi dënimin me 2 vite e katër muaj burg. Ata u gjetën fajtor me akuzën e Korrupsionit aktiv të dëshmitarit ose ekspertit në formën e propozimit ose prmetimit të parregullt.
Nga hetimet ka rezultuar se Goskova dhe Kosova kanë tentuar të manipulojë bashkëpunëtorin e drejtësisë, duke mbajtur kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë ku mbahej I izoluar Reçi, që ky I fundit në këmbim të shumave monetare të ndryshonte dëshminë për vrasjen e Lames e Saliut ngjarje këto të ndodhura në vitin 2005-ën.
Nga ana tjetër spak ka marrë të pandehur 7 persona si arganizatorë dhe porositës për 2 vrasjet e bujshme mes të cilëve Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Plarent Dervishajn, Viktor Ymerin, Indrit Rusin, Indrit Taullain si dhe Luftar Reçin./abcnews.al/