Tentuan të kalonin kufirin me dhunë, arrestohen në Rinas dy shtetas turq

schedule19:58 - 7 Korrik, 2020

schedule 19:58 - 7 Korrik, 2020

Policia kufitare ka vënë në pranga 2 shtetas të huaj pasi njoftohet të kenë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Më 6 korrik në Rinas janë arrestuar në flagrancë dy shtetas të huaj, H. Z., 35 vjeç dhe A. Ç., 29 vjeç, të dy lindur dhe banues në Turqi

Njoftohet se këta persona kanë kundërshtuar me dhunë kontrolloret e Policisë Kufitare gjatë intervistimit, pasi nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri dhe më pas kanë tentuar të vijonin lëvizjen me dhunë.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ”Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi:

Rinas

Policia Kufitare arreston 2 shtetas të huaj, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë.

Më datë 06.07.2020, në PKK Rinas, nga shërbimet e Policisë Kufitare u arrestuan në flagrancë dy shtetas të huaj, H. Z., 35 vjeç dhe A. Ç., 29 vjeç, të dy lindur dhe banues në Turqi.

Këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë kontrolloret e Policisë Kufitare gjatë intervistimit, pasi nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri dhe më pas kanë tentuar të vijonin lëvizjen me dhunë.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ”Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!