Aurelio De Laurentiis është një presidenti tipik italian, nga ata që e ka të vështirë të mos bëjë polemika. Gjithsesi Napoli i tij vitet e fundit i ka dhënë tonin kampionatit të Serie A. Të rivalizosh me Juventusin nuk është e lehtë dhe “Axurrët” janë përpjekur shumë të fitojnë një titull.
Gjatë kësaj periudhe Napoli ka ndryshuar disa trajnerë dhe pas largimit të Carlo Ancelottit, një prej emrave të tentuar ishte edhe Max Allegri. Një trajner kampion te Juventusi, i cili kishte vendosur të pushonte, sikurse edhe De Laurentiis është shprehur në intervistën e dhënë për “Corriere Dello Sport”.
“Kam një zakon që bëj vlerësime gjerësisht dhe kam dashur të flas me Allegrin dhe Gattusson. telefonova të parin Allegrin dhe ai ishte i ndershëm me mua. Ai ma tha: ‘Aurelio, po pushoj, kam nevojë. Keni realizuar një projekt ta jashtëzakonshëm dhe të dy e duam shumë njeri-tjetrin.
Gjithsesi kam vendosur të qëndroj pushim për ca kohë’. Pastaj telefonove Gattuson, siç pritej. Ai erdhi në Romë dhe tani ja ku jemi”, është shprehur De Laurentiis, i cili i është gëzuar para dy ditësh fitimit të Kupës së Italisë dhe rekordit të Napolit, që prej 11 sezonesh radhazi kualifikohet për në kupat e Europës. /abcnews.al