Tenton të vrasë me thikë drejtuesin e fugonit, arrestohet 23 vjeçari

schedule10:30 - 15 Shkurt, 2018

schedule 10:30 - 15 Shkurt, 2018

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë me thikë drejtuesin e furgonit me të cilin udhëtonte.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” në fshatin Bujan, ku Fatlind Vidrica, sipas policisë, duke udhëtuar se bashku me A.B, në mjetin e këtij të fundit, për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë duke e goditur me thikë në krah dhe dorë.

I dëmtuari A.B., 24 vjeç, nga Dojani, ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, që dyshohet se është përdorur nga autori.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”./abcnews.al