Një person është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një banesë. Ngjarja ka ndodhur orët e para të 2 Nëntorit në fshatin Shoshan të Tropojës. Autori i vënë në pranga është Syl Ç. banues në të njëjtin fshat.
Gjatë tentativës për të vjedhur, ai i ka shkaktuar plagë të lehta pronarit të pronarit të shtëpisë.
“Arrestimi i tij u bë pasi në orët e para të datës 02.11.2018, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit A.P., banues në fshatin Shoshan, Tropojë, ku gjatë tentativës për të vjedhur i ka shkaktuar dëmtime të lehta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mbi autorin e ngjarjes rëndon vepra penale e vjedhje me dhunë të mbetur në tentativë./abcnews.al