Tenton të përfitojë nga klauzola e veçantë, Ancelotti kërkon përforcime te Napoli

schedule20:50 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 20:50 - 28 Dhjetor, 2019

Carlo Ancelotti siguroi fitoren e dytë radhazi në pankinën e Everton dhe përshtatja me ekipin e ri po shkon për mrekulli. Trajneri italian ka fituar menjëherë respektin dhe dashurinë e tifozëve të rinj, ndërsa po mendon për një përforcim të bujshëm.

Dëshira e madhe quhet Dries Mertens, me të cilin punoi rreth një vit e gjysmë te Napoli, kohë gjatë së cilës belgu shënoi 28 gola. Corriere del Mezzogiorno konfirmon faktin që 32-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën që i përfundon në fund të sezonit dhe zbulon klauzolën e veçantë që ka me nënkampionët e Italisë.

Mertens mund të largohet në janar për shumën e 10 milionë eurove, por kjo vlen vetëm për klubet joitaliane. Ancelotti ka njohuri për diçka të tillë dhe po tenton të bindë sulmuesin për t’iu bashkuar në Premier League. Problemi i vetëm lidhet me rekordin e golave.

Mertens ka kaluar një ikonë si Diego Maradona dhe është vënë në ndjekje të Marek Hamsik. Ish-kapiteni sllovak është golashënuesi më i mirë i historisë së Napolit, teksa belgut i mjaftojnë 4 gola për ta parakaluar. Ky objektiv e intrigon të mbyllë sezonin në Serie A, për të dalë në verë një lojtar i lirë dhe për të zgjedhur kë ekip të dojë. /abcnews.al

 

Ancelotti dhe Mertens

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!