Tentojnë të vjedhin naftë nga makineritë, plagoset 1 grabitës

schedule12:03 - 21 Prill, 2018

schedule 12:03 - 21 Prill, 2018

Një person është plagosur nga roja i parkingut pasi së bashku me një person tjetër ka tentuar të vjedhë makineritë e gazsjellësit.

Policia ka njoftuar se rreth orës 23:00 të së premtes Shefit Muço, 57 vjeç dhe Arjan Xhanari, 18 vjeç, kanë tentuar të vjedhin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit në fshatin Mbrakull.

Por ata janë pikasur nga roja i objektit, Klodian Salillari, 38 vjeç, i cili ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre. Për pasojë ka mbetur i plagosur Shefit Muço. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

38-vjeçari Salillari pas kësaj ngjarjeje është larguar dhe ka fshehur armën e gjahut në banesë, por u gjet gjatë një kontrollit të ushtruar nga policia, ku u sekuestrua një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë.

Në prangat e policisë ranë dy grabitësit Muço dhe Xhanari si dhe Klodian Salillari.

Mbi Klodian Salillarin rëndon akuza e “Plagosje e rëndë me dashje“ dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive“, ndërsa për dy grabitësit rëndon vepra penale e “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!