Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau policin Saimir Hoxha në Lezhë, ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi tentoi t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri. Fillimisht 21-vjeçari mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, ndërsa më pas për shkak të gjendjes së tij tepër kritike është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Momentalisht Aldi Rama po mbahet në jetë me ndihmën e oksigjenit dhe aparaturave të tjera të spitalit.
Pasi vrau policin që e ndaloi për kontrolle kanabisi në zonën e Lezhës, i riu u largua dhe u fsheh për disa orë. Pas lokalizimit RENEA dhe FNSH e rrethuan me snajper. Pas disa orësh i riu duke mos gjetur rrugë shpëtimi tentoi të vrasë veten por mbeti i plagosur rëndë./abcnews.al/