Një 59 vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të vriste me thikë një 26 vjeçar në Elbasan.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen “Haxhias”, ku 59 vjeçari në gjendje të dehur ka tentuar të vrasë me thikë të riun, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.
Në pranga ka rënë edhe mjeku i rojes në spitalin ku ka marrë mjekim 26-vjeçari, pasi nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit.
Mjeku akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./abcnews.al