Tentoi të vriste me antitank Lul Berishën në 2005, shtyhet gjyqi ndaj Ahmet Ajetit

schedule14:58 - 25 Tetor, 2018

schedule 14:58 - 25 Tetor, 2018

Shtyhet për në 5 nëntor seanca gjyqësore ndaj Ahmet Ajetit, 35 vjeçarit nga Kosova i cili në vitin 2005 akuzohet se ka marrë pjesë në një atentat ndaj Lulzim Berishës në Durrës. Kjo është shtyerja e tretë e këtij procesi, i cili këtë të premte u shty për shkak të mosnjoftimit te shënjestrës së atentatit lulzim Berisha. Siç mësoi ABC News, Lul Berisha, pavarësisht se gjendet në Shqipëri, pavarësisht se të enjtën u paraqit pranë Shërbimit të Provës, u tha se nuk kishte marrë njoftim për seancën e sotme. Policia e Durrësit ka kontaktuar edhe me motrën e Lulzim Berishës, por ajo ka deklaruar se i vëllai është jashtë vendit. Në korrik të këtij vitit Interpol Tirana ekstradoi nga Kosova 35 vjeçarin Ahmet Ajeti. Ky i fundit është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është dënuar në mungesë me 20 vite heqje lirie për tentativen e vrasjes së Lul Berishës, ish i dënuar për drejtimin e Bandës së Durrësit. Ajeti për 80 mijë euro pagesë kishte pranuar të vriste në 2005 Lul Berishën me antitank. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!