Tentoi të vriste fqinjin me sëpatë, arrestohet 38 vjeçari në Pogradec

schedule13:43 - 26 Maj, 2023

schedule 13:43 - 26 Maj, 2023

Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi tentoi që të vriste me sëpatë fqinjin e tij 61 vjeç. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, në këtë qytet ku autoritetet kanë organizuar punën me qëllim neutralizimin e këtij konflikti, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Erjon Shaqollarit, banues në Pogradec, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), fqinjin e tij, Kastriot Hoxhallari, banues në Pogradec, i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit.

Burime nga spitali konfirmojnë se i dëmtuari Kastriot Hoxhallari është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë dëmtime të lehta në parakrah dhe në mjekër. Dëmtimet janë marrë në momentin që autori ka tentuar ta godasë në kokë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë i gjetën 38-vjeçarit, nga kontrolli fizik, një tjetër mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale./abcnews.al