Dhjetëra banesa në disa qytete janë kontrolluar nga policia në kërkim të 42 vjeçarit Klered Bozhani I cili një natë më parë ka qëlluar dhe plagosur një nga efektivët e policisë.
Sipas policisë mësohet se përgjatë kësaj të enjtje ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.
LEXO EDHE: Plagosi policin, autori kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia
Ndërkohë në kuadër të ndonjë informacioni në lidhje me këtë person, policia ka ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi./abcnews.al