FIER- Policia ka arrestuar një 47 vjeçar banues në fshatin Sulaj, Fier.
Ai ishte shpallur në kërkim dhe qëndronte në arrati prej tre vitesh.
Gjykata e Fierit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sakaq, siç thotë policia, i arrestuari në vitin 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person tjetër në fshatin Sulaj/abcnews.al