Një 35-vjeçar në Fushë Arrëz ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në ambientet e bashkisë së Fushë Arrëzit.
Raportohet se policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar 35-vjeçarin në Postën e Policisë Fushë Arrëz, për t’u marrë në pyetje.
Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/