Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të vendosë lëndë shpërthyese pranë një banke, por e pëson vetë. Humb jetën 38 vjeçarja në Selanik

schedule12:54 - 3 Maj, 2025

schedule 12:54 - 3 Maj, 2025

Një grua 38 vjeçare humbi jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Selanik pasi tentoi të vendoste një paisje shpërthyese pranë filialit të një bake. Gruaja humbi jetën pasi u rikthye në vendin ku kishte vendosur paisjen shpërthyse për të kontrolluar siguresën e saj, por në atë moment paisja shpërtheu.

Autoritetet Greke kanë raportuar se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima apo të plagosur të tjerë . Sipas hetimeve të deri tanishme të policisë gruaja 38 vjecare kishte qenë e përfshirë më parë në veprimtari të tjera kriminale që lidheshin kryesisht me grabitje.

Në vitin 2021 gruaja, identiteti i së cilës nuk u bë I ditur nga mediat Greke ishte arrestuar së bashku me një burrë për posedim të paligjshëm të armëve pasi mbante në cant një kallashnikov, si dhe për shitje të lëndëve narkotike.

Policia Greke thotë se ka dy pista që po e hetohen mbi arsyen se përse gruaja vendosi mjetin shpërthyes pranë filialit të Bankës. E  para lidhet me një tentative grabitje pas shkatërrimit të bankomatit dhe e dyta lidhet me një sulm hakmarrës ndaj institucionit financiar.

Qytetarët në zone të cilët dëgjuan shpërthimin në orën 5:10 të mëngjesit thane se shpërthimi ishte aq I fuqishëm sa ata menduan se kishte rënë tërmet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!